INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri mes shqiptarëve dhe serbëve në foton e Dua Lipa-s. Këngëtarja reagon kështu [FOTO]

Plas sherri mes shqiptarëve dhe serbëve në foton e Dua Lipa-s. Këngëtarja reagon kështu [FOTO]

Publikuar më: 19:02 18-02-2018

Dua Lipa pa dyshim është një ndër këngëtaret më të famshme në botë dhe për momentin janë shqiptaret ato që po sundojnë toplistat botërore. Fama e Dua-s po rritet dita ditës në skenën ndërkombëtare, por ajo kurrë nuk ka harruar apo mohuar origjinën e saj. Dhe në mesnatë kur hyri dita e 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës erdhi urimi i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa-s për gjithë shqiptarët.

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram, por si duket në fillim ishin komentet shumë të bukura nga shqiptarët, të cilët tregonin se krenoheshin me të. Por më pas cdo gje u kthye në’shesh-betejë’ mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Kosova është Serbi” ishin komentet e shumta të serbëve, të cilët acaruan shqiptarët dhe kështu plasi sherri me komente. Mbi 26.000 komente dhe nuk janë pak. Mund të themi se mund të jetë fotoja më e komentuar e Dua-s, por këngëtarja ka reaguar duke mbyllur opsionin e komenteve. Kështu askush nuk mund të komentojë më te ajo foto./intv.al/

duuuu.jpg

duuuu1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994