Epo nerva janë ato!
Shquhet për linjat e saj mjaft të kuruara dhe është një nga këngëtaret më energjike në skenën shqiptare.
Aktualisht Soni Malaj është në konkurrim në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” ku është më në formë se kurrë, por mbrëmjen e sotme ka patur një përplasje me Ilir Shaqirin gjatë kërcimit të saj në pasodoble.
Kur erdhi rradha për jurinë që të jepte mendimin, Ilir Shaqiri ju drejtua Soni Malajt se i ishte dukur e kontraktuar dhe disa pasazhe kërcimi ka qenë e tensionuar.
Sot për herë të parë Soni Malaj reagoi kundra tij duke i thënë se nuk ishte fare e kontraktuar dhe se u përpoq ta bënte sa më mirë.
“Lëvizjet ishin shumë të veshtira dhe i ftoj të gjithë që duan ta provojnë le ta bëjnë. E kanë pranuar vetë balerinë që ky është një kërcim shumë i vështirë se është pasodoble. Si mundesh ti ta quash një kërcim jo të vështirë”, thotë Soni.
“Faleminderit që më tregove se unë nuk bëj këtë zanat në fakt”, reagon me ironi Ilir Shaqiri.