Me çdo sezon që kalon, në “Keeping Up with the Kardashians” situatat sa vijnë e bëhen më të nxehta, veçanërisht me futjen në skenë të Rob dhe Blac Chyna.
Këta të fundit e kanë përçarë familjen, që në fakt kurrë nuk është shquar për ndonjë lidhje të fortë besnikërie ndaj njëri-tjetrit. Kim dhe Khloe janë vënë publikisht kundër mamasë së tyre duke i kërkuar që të mos paguajë më për shtëpinë e re të Rob. Megjithatë Kris as nuk ka dashur që t’ia dijë, madje është tërbuar me dy vajzat e saj, të cilave u ka thënë, me fjalë të tjera, “të shkojnë prapa diellit”.
Situata bëhet tensionuese në videon e re ngacmuese për sezonin e ardhshëm të KUWTK. Ndërkohë që për shtëpinë e re ka dalë kundër, më paër Kim është shprehur pozitive ndaj Rob, aq sa edhe ka pranuar që të takojë të fejuarën e tij Blac Chyna. Familja çudirash, që drejtohet nga e papritura dhe...numri i audiencës.