INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri në grupin OTR, Noizy i tregon derën Encës! [FOTO]

Plas sherri në grupin OTR, Noizy i tregon derën Encës! [FOTO]

Publikuar më: 19:54 12-02-2017

Tashmë nuk ka më The King and The Queen!

Dy miqtë e mirë, janë shndërruar në rivalë dhe e gjitha kjo pas një interviste të Encës, mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja e talentuar ka folur për Prive.al, për arritjet e saj, dhe si u bë pjesë e label-it Universal. Intervistë kjo që nuk i ka pëlqyer Noizyt dhe ai ka reaguar ashpër me anë të një fotoje publike në Instagram. Me ironi dhe i drejtpërdrejtë reperi është shprehur se pas arritjeve të Encës fshihet ai dhe grupi OTR. Sipas tij justifikohet gënjeshtra, por mirënjohja jo. Kjo ka qenë arsyeja se pse Noizy ka vendosur ta lërë jashtë Encën nga labeli OTR, të paktën deri sa kjo e fundit të japë një intervistë tjetër të saktë, siç shkruan Noizy në foton e postuar.

 “Hajdutët kanë arsye që vjedhin, Ai që vret ka 1 arsye të fortë që vendos të vrasë, gjithashtu edhe ai që gënjen ka arsyet e veta kuptohet, por të jesh mosmirënjohës se kuptoj,

E kuptoj që ti don tu tregosh njerëzve me këmbngulje që je self made, Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e din kush ishe kur ishe vetëm, dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self made shko thuja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshem në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.

Ti dhe “stafi” keni hyrë në Universal me forcat tuaja? Cili staff? Shoferi makinës Apo make up artist!? Mos harro se as nuk të njifnin dhe u desht të bisedoja 30 min me to për ty dhe që vendosëm të japim 1 shans, dhe gjithë kjo bisedë është inçizuar për prova.

Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR.”

 

Pas këtij postimi të Noizyt, ka reaguar Enca me të njejtën mënyrë. Ajo duket e mërzitur nga fjalët e Noizyt dhe ka shkruar se gjëja e vetme që se ka bërë asnjëherë është të pështyjë mbi pjatën ku ka ngrënë, dhe e ka vlerësuar reperin duke theksuar se e ka konsideruar atë si pjesë të familjes. Por pjesa ku është mërzitur, sipas saj ka të bëjë me mohihim e meritave publikisht nga Noizy për Encën. Ajo tha gjithashtu se intervista e saj në asnjë pjesë nuk ka shprehur mosmirënjohje dhe aq më tepër vrer, siç po bën Noizy.

 Por nje gje qe se kam bere kurre eshte te peshtyj mbi pjaten ku kam ngrene,mbi nje person qe e kam quajtur familje, dhe nje person qe eshte larguar nga te gjithe duke me mbrojtur dhe suportuar me shume se kushdo, e dine miqte,koleget,fansat dhe Zoti se mirenjohja dhe dashuria ime ska munguar kurre (ti e di me mire se te gjithe) Por nje gje qe me dhemb shume eshte te me mohohen meritat e mia publikisht (xing me ermalin) dhe une serish nuk bera ze por te kerkova takim privatisht per tu sqaruar si miq,nje takim qe nuk u be kurre . Intervista ime ne Prive ne asnje pjese nuk ka shprehur mosmirenjohje dhe aq me teper vrer(sic po ben ti tani) ndaj teje.” –shkruan Enca krahas fotos së publikuar e cila është krejtësisht e zezë.

 Nuk e dimë si do shkojnë punët,por situata duket e komplikuar! 

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375