Një tjetër sulm me armë zjarri është regjistruar në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një 34 vjeçar me inicialet F.F.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bërdicë në qytetin e Shkodrës ku ka nisur dhe debati dhe më pas ka vijuar dhe kur kanë dalë nga lokali ku në sherr e sipër kanë thyer dhe xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.
Në ato momente debati ka degjeneruar dhe në nxjerrjen e armës ku njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.
Motivet e këtij konflikti ende janë të paqarta.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin prej personave të përfshirë në konflikt që është A. K 32 vjeç, banues në Lezhë, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë