INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas skandali në futboll, “hacker-at” publikojnë emrat e futbollistëve që kanë përdorur doping [FOTO]

Plas skandali në futboll, “hacker-at” publikojnë emrat e futbollistëve që kanë përdorur doping [FOTO]

Publikuar më: 17:14 22-08-2017

Një grup hakerash me nofkën “Fancy Bears’ kanë publikuar sot një sërë dokumentesh të cilat tregojnë se edhe futbolli është i njollosur shumë rëndë nga dopingu, pavarësisht trumbetimit të tij si një sport i pastër. Mes dokumenteve është edhe lista e lojtarëve të ndryshëm në Botërorin 2010, të cilët kanë deklaruara gjatë analizave antidoping se kanë marrë substanca të palejuara apo u janë lejuar të përdorin të tilla me vendim të argumentuar nga mjeku.

Grupi i hakerave “Fancy Bears”, me bazë në Rusi, deklaroi se vetëm në vitin e kaluar kanë rezultuar pozitivë më shumë se 200 futbollistë, ndërsa emra të mëdhenj si Tevez, Veron, Mario Gomez, Kamoranesi apo Kajt, kishin pasur leje të përdornin substanca që nuk u lejoheshin sportistëve të tjerë në aktivitete madhore, sipas panorama sport. Grupi bëri të ditur se do të vazhdonte publikimin e dokumenteve për të vërtetuar se futbolli nuk ishte i pastër sa pretendonin autoritetet.

Në dokumentet e publikuar, shfaqen listat nga laboratorë të ndryshëm të botës, të gjitha pa emrat e lojtarëve, ku shihen qartësisht se shumë futbollistë kanë rezultuar pozitive ndaj testeve anti-doping, ndaj substancave të ndryshme.
Algjeri: Riad Budebu, Karim Matmur
Argjentinë: Diego Milito, Karlos Tevez, Huan Veron, Gabriel Hainze, Valter Samuel
Kili: Fabian Ariel Orejana, Humberto Andres Suazo
Bregu i Fildishtë: Kanga Salbutamol Akale
Gjermani: Kristian Trash, Mario Gomez, Hans-Jorg But, Denis Aogo
Greqi: Georgios Tzavellas, Pantelis Kapetanos
Itali: Viçenco Jaquinta, Mauro Kamoranesi
Holandë: Dirk Kajt
Zelanda e Re: Tim Braun, Kosta Barbaruses, Rajan Nelson
Sllovaki: Martin Jakubko
Slloveni: Marco Shuler
SHBA: Hith Pirs

Article Logic
Execution time: 0.0044980049133301