Çfarë po ndodh mes djemve të Babastars?
Ky vit ka filluar mes thashethemeve dhe dyshimeve për grupin e njohur të muzikës hip-hop. Gjithçka nisi dje me një postim të Cozman i cili ngjalli shumë dyshime në radhën e fansave. Duke promovuar këngën e tij të re në bashkëpunim me Skivin, “Shoqnia”, ai la një mbishkrim që bëri shumë zhurmë. “Ishalla keni shoqni të mirë sivjet”, çka krijoi përshtypjen sikur ai vetë ishte i pakënaqur nga shoqëria e tij. Jo vetëm, pasi edhe vetë kënga “Shoqnia” nuk ishte publikuar në kanalin e Babastars në YouTube, si çdo këngë tjetër e Cozman.
Nuk mbaroi me kaq, ose më mirë të themi këtu vetëm sa filloi. Pas Cozman, mendoi Majk që t’i hidhte dhe më shumë zjarr benzinës nëpërmjet një postimi në Instagram. “Për mu je zog i lir, fluturo zog, lirohu prej kafazit” ishin fjalët e artistit të hitit “Fund”. Ta ketë fjalën vallë për Fenix Boy? Duket rastësi e tepërt që ky thumbim të vinte menjëherë pas postimit të Cozman dhe të mos kishte fare lidhje me të. Por ndoshta jo gjithçka është ashtu siç duket...