INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas tek kombëtarja, Panucci padit në gjykatë ish-presidentin Nishani

Plas tek kombëtarja, Panucci padit në gjykatë ish-presidentin Nishani

Publikuar më: 15:17 05-09-2018

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani paditet në gjykatë dhe i kërkohet të paguajë 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci.Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani.

“Bravo Kosova, Panucci një sharlatan që shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”- shprehej Nishani disa kohë më parë, pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri, ku kombëtarja jonë humbi 3 me 0.

E pikërisht kjo deklaratë e Nishanit është paditur nga Panucci, padi e cila do të shqyrtohet nga gjyqtarja Anila Karanxha. Veç dëmit ekonomik Panucci kërkon dhe përgënjeshtrim të kësaj deklarate nga ish-Presidenti Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258