Në Teatrin Kombëtar që prej orëve të para të mëngjesit ka filluar një përplasje e pashembullt midis policisë nga njëri krah dhe aktivistëve, qytetarëve, artistëve dhe partive opozitare në krahun tjetër.
Në gjendjen momentale shumë artistë dhe qytetarë ia kanë dalë të hyjnë brenda në Teatër dhe kanë premtuar se do të ngujohen për të mbrotjtur godinën nga shembja.
Ndërkohë pak minuta më parë një përplasje e re ka ndodhur. Shumë qytetarë kanë filluar të mblidhen rreth teatrit dhe shumë prej tyre kanë dashur t’i bashkohen protestuesve në ambientet e brendshme të teatrit, mirëpo policia nuk e ka lejuar një gjë të tillë të ndodhë, gjë e cila ka çuar në përplasje.
Ndërkohë është vënë re edhe shtimi I forcave të policisë, njësitë e ndërhyrjes speciale, të cilat kanë formuar kordone për të mbajtur nën kontroll situatën.