Albi Nako kohët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve nga shumë media online dhe shkak për këtë gjë është bërë pikërisht ndarja e tij nga Klaudia Pepa dhe aludimi i një lidhjeje me balerinën e njohur Alba Hoxhën.
Mirëpo së fundmi po përflitet për një lidhje mes koreografit dhe balerinës së tij, Alba Hoxha. Ata shihen kudo pranë njëri-tjetrit dhe këto ditë janë 'kapur mat' gjatë një udhëtimi që kanë bërë së bashku në Bruksel dhe Paris.
Mediat shkruan se të afërm të tyre e kanë pohuar lidhjen dhe kanë treguar se Albi dhe balerina e Klan nuk i ndahen njëri-tjetrit.
Mirëpo Albi ka zgjedhur ta mbajë larg “sulmit” mediatik profilin e tij, madje, edhe në rastet kur është kërkuar fjala e fundit prej tij, ai ka zgjedhur të heshtë duke mos zgjedhur vëmendje, por në raste si këto, fjala e tij i vë vulën çdo thashethemi pa lënë asnjë hapësirë tjetër interpretimi.
Ai ka thënë për revistën Class se asgjë nuk është e vërtetë dhe se para pak ditësh kanë udhëtuar me Albën drejt Belgjikës, Parisit dhe Amsterdamit për një projekt që do të vënë në jetë së shpejti dhe për të cilin po përgatiten prej kohësh.
Albi tregoi: “Në jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha…”