Ditën e djeshme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit. Në pjesën e parë të këtij takimi ishte Sindi ajo që “bombardoi” Muratin me pyetje, por ishte ky i fundit i rrëmbeu asaj një përqafim, me arsyen se kishte emocione dhe pak ftohtë.
Ajo që ndezi debate në studio ishte pikërisht pyetja e Almendit, i cili e pyet Sindin nëse e ka njohur më herët Muratin. Por si qëndron e vërteta?
Pjesë nga debati:
Almendi: Keni pasur njohje më parë?
Sindi: Më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dal nga salloni dhe nuk jemi parë më kurrë. Murati nuk e kam njohur më parë, thjesht kam shkuar një herë për një krehje flokësh, jo se e njoh si karakter. Nuk është një lojë, është thjesht një përshëndetje në sallon.
Murati: Mendoj se nuk ka lidhje fare, po mendoja që të vija këtu para se të njihja Sindin. E kam bërë aplikimin para se të takoja Sindin. Thjesht i kam thënë që mendoj që të marr pjesë.