Deklarata e këngëtarit të suksesshëm Sabri Fejzullahut në një program televiziv ku përmendi emrin e Flori Mumajeit teksa fliste për blerje klikimesh, ka shkaktuar një debat të madh mes dy personazheve të njohur.
Rezultate imazhesh për flori dhe sabri fejzullahu
Pak minuta më parë, krahas videos së publikuar me fjalët e Fejzullahut, kantautori i njohur ka shkruar: “Pse kapesh me mua axha Sabri? Edhe po t’i kem blerë nuk t’i kam marrë ty paratë. Pse mërzitesh kaq shumë? Aman mos më. Flori edhe kur të tjerët kanë ngrënë …. i ka lënë në punë të vetë se nuk kam qenë dhe nuk jam shembull për blerje klikimesh. Askujt nuk i ndërhyj në jetën e tij. Kur arrijnë vetë shumë klikime nuk dëgjohen, vetëm fërkojnë gjoksin sikur janë artistë të mëdhenj, ndërsa kur nuk i bëjnë vetë merren me llafe”.
Megjithëse gjatë deklaratës, Sabri Fejzullahu ka kërkuar ndjesë që po përmend emra, ai nuk nguroi të flasë për fenomenin që është shumë i pranishëm në tregun shqiptar. Flori ka zgjedhur këtë mënyrë për të hedhur poshtë deklaratën e kolegut të tij, të paktën për veten e tij.