Moderatorja e njohur shqiptare, Brunilda Lahe, ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, një moment nga prapaskenat e xhirimeve.
Gjatë një interviste me eksploruesen e majave të maleve, Brunilda ka kaluar një incident të vogël në bore, i cili ka shkaktuar mjaft të qeshura.
Brunilda e ka publikuar vetë këtë video dhe ka e cilësuar veten si ‘Bruna alpinistja’.
‘Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video’, shkruan moderatorja.