Morena ditën e sotme është vendosur në qendër të thashethemeve nga mediat rozë dhe shkak për këtë është bërë zbulimi i të dashurit të saj miliarder Sasha Sobhan.
Ishte foto e Sasha Sobhanit që zbuloi gjithçka, foto në të cilën Morena shfaqej duke e përqafuar nga prapa miliarderin teksa ai shkruante se të duash është lumturia e vetme në këtë jetë.
Morena nuk ka reaguar ende lidhur me lajmet që kanë qarkulluar për të ndërsa Sasha Sobhani duket se është penduar për publikimin e kësaj fotoje.
Miliarderi e ka fshirë këtë foto nga profili i tij në Instagram duke mos lënë asnjë foto me Morenën.