Disa pamje të frikshme të një rrahjeje masive në Gjilan po qarkullojnë në mediat e Kosovës.
Pamjet janë publikuar edhe nga reperi i njohur Duda, dhe mediat shkruajnë se bëhet fjalë për K-Albon.
Dyshohet se ky i fundit është sulmuar nga Duda, me të cilin prej vitesh janë rivalë shkruan “Insajder”.
Në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se reperi Duda poshtëron reperin K-Albo.
Pamjet e përleshjes tregojnë disa pjesëtarë të grupit të Dudës, që qëllojnë me grushte dhe mjete të forta K-Albon dhe më pas përfshihen edhe pjesëtarët e grupit tjetër.
Nuk e dimë nëse policia ka ndërhyrë apo nëse është marrë ndonjë masë ndaj personave të përfshirë, të cilët nuk janë lehtësiht të dallueshëm nga video.