INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi KEQ! Bes Kallaku tha që ajo bën për ballkone, ENCA i kthehet KEQ: Ke harruar se përpara disa muajsh më kërkove…[VIDEO]

Plasi KEQ! Bes Kallaku tha që ajo bën për ballkone, ENCA i kthehet KEQ: Ke harruar se përpara disa muajsh më kërkove…[VIDEO]

Publikuar më: 18:04 28-12-2019

Deklarata e Bes Kallakut në emisionin “Shiko kush luan” ka ngjallur debat mes tij dhe këngëtares Enca. Ai tregoi se Ermal Mamaqi bën biznes me filmat e tij, ndërsa ai vetë i bën për pasion.

Duke iu referuar kështu filmave ‘Falco’ dhe ‘I love Tropoja’ që pritet të dalë në kinema në janar. Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Encës e cila ka deklaruar nëpërmjet një deklaratë në Instagram.

Nëpërmjet disa videove ajo ka treguar se Besi i ka kërkuar që të bëhet pjesë e filmit të tij, por ajo nuk ka pranuar.

‘Dy nga gjërat që urrej më së shumti në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Në radhë të parë, ndoshta jam naive ta mendoj por mua dhe çdo shqiptari i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si artistë mbi të gjitha është të mbështesim punët e njëri-tjetrit që kinematografia jonë të shkojë përpara. Në radhë të dytë arsyeja për të cilën po e bëj këtë video është se ndoshta Bes Kallaku ka harruar se përpara disa muajsh ishte po ai që më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mu desh që ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do bënte sens që të kisha rol protagonist tek të dyja. Sigurisht, siç ndodh tek projektet, ai rol do t’i kalonte një personazhi tjetër të cilin s’po e përmend sepse kam respekt për punën e saj [hint: Bleona] dhe nuk dua ta fus në këtë bisedë. Bes Kallaku shprehet se Enca ka ballkonin. I dashur Bes, cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor në filmin tënd sepse isha joprofesioniste apo sepse të duhej një ballkon, të cilin e ke në shtëpi. Përveç zhgënjimit si kolege, mërzitja ime tjetër ishte mënyra e adresimit dhe personifikimit të një femre me ballkonin, pra seksualizimin, mbi të gjitha për një kolege nga një person që është bashkëshort, baba, bir i një femre, artist. Ne nuk kemi punuar bashkë, ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Me këtë më nuk do e kemi mundësinë që të punojmë bashkë. Megjithatë, jam e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti serioz si ‘I love Tropoja’, komedia më e mirë shqiptare. Suksese’ – shprehet Enca përmes videove.

View this post on Instagram

Enca i kthen pergjigje Besit

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Pas këtyre deklaratave, Enca vendosi ta heqë Besin nga Instagrami ndërkohë që ai vazhdon ta ndjekë këngëtaren.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262