INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi keq mes dy këngëtarëve, Arditi tregon bisedën me Enedën pasi i mbeti hatri për 0 pikëshin: 'Flori Mumajesi vendosi për pikët e tua?!'

Plasi keq mes dy këngëtarëve, Arditi tregon bisedën me Enedën pasi i mbeti hatri për 0 pikëshin: 'Flori Mumajesi vendosi për pikët e tua?!'

Publikuar më: 12:30 09-12-2019

Pak më parë u bë i bujshëm mesazhi i këngëtarit Ardit Çuni për miken e tij Eneda Tarifa, për pikët e votimit në “Këngën Magjike”.

Këngëtai i cili është mik prej kohësh i Enedës shprehu hatërmbetje pasi ajo nuk i kishte dhënë asnjë pikë, ndërkohë që ai e kishte votuar me pikë maksimale.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Thumb on”, Arditi tregoi se me Enedën kanë miqësi prej kohësh prandaj u lëndua shumë. Këngëtari zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës duke i thënë se ndoshta ka qenë Flori Mumajesi ai i cili ia ka plotësuar listën e pikëve këngëtares.

“Unë dhe Eneda jemi miq prej kohësh, jo të ngushtë por miq prej kohësh. Të dhemb më tepër kur e ke afër. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja.

Madje mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë. Të gjithë miqtë më shkruajnë që si ka mundësi që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë, e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua”, tregoi Arditi.

Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte:

“Meqe ke vendosur ta bësh publike, bëje, në të kundërt mesazhin do ia çoj Florit”.

“I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit”, tregoi Arditi.

Ardit Çuni tha ky është viti i fundit që merr pjesë në “Kënga Magjike” dhe këtë ia ka thënë edhe Ardit Gjebreas.

Article Logic
Execution time: 0.0037741661071777