Para pak ditësh, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj hodhi një “thumb” të papritur në rrjete sociale, duke iu drejtuar njërës prej moderatoreve të reja të ekranit. Ajo e quajti “shkarravinë” vajzën në fjalë dhe kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim.
“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkroi Ori Nebiaj.
Siç duket e paska patur për Megi Pojanin, pasi kjo e fundit reagoi dhe më pas e kuptuam se mes vajzave ka diçka që nuk shkon. Megi postoi një foto në Insta-story, ku si mbishkrim shkroi:
“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- iu përgjigj Pojani.
Megjithatë Ori nuk e la me kaq dhe vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në ‘Canale 5’, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në ‘Top Channel’.
“Pse të djeg miza ty moj xhan? Doni ta dini me kë e kisha mllefin? Me Barbara D’Urson e kisha dhe barbaraursizmin tuaj. E për ta mbyll me pozitivitet, jam shumë e lumtur për këtë mllefin tim sot se mu kthye në shumë dashur i dhe buzëqeshje nga të gjithë ju që lundroni në instan tim. Jeni të paparë dhe shumë në sinkron me mua dhe me njëri-tjetrin! Ju mejd maj dej!”- shkroi Nebijaj.
Historia duket se u mbyll për një moment, por jo! Pas zhurmës që shkaktuan postimet e dyshes, duket se Ori ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.
“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të saj në ‘Instagram’.
Si mbishkrim ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij. Shumë ndjekës nuk e besuan ta kishte vërtet me serialin, por le të mendojmë se po.