Majk është nga reperët më të suksesshëm shqiptarë, i cili pas vetes numëron një numër të madh hitesh solo e bashkëpunime me emrat të mëdhenj të muzikës. Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.
“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.
“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”
Më tej ai e akuzon për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:
“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Don Xhoni por si duket sapo ka filluar, bëni gati kokoshkat.