INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi KEQ! Pas thumbimit të LOREDANËS, MOZZIK ia kthen me të njejtën monedhë: E dashur nuk u…[FOTO]

Plasi KEQ! Pas thumbimit të LOREDANËS, MOZZIK ia kthen me të njejtën monedhë: E dashur nuk u…[FOTO]

Publikuar më: 20:35 15-01-2020

Ditën e djeshme Mozzik u shpreh i revoltuar pas intervistës së Loredana Zefit, e cila foli për arsyet e ndarjes së tyre. Reperja u shpreh se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje tha se as vetë nuk di sesi shkuan gjërat deri aty. Loredana sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin, dhe pranoi se të dy ishin shumë të stresuar.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën dhe punën e saj, famën, muzikën, ata do të ishin ende bashkë.

Ndërkohë Loredana nuk e ka lënë me kaq! Ajo ka publikuar një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e tua.

“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.

Pas këtij postimi Mozzik reagoi duke publikuar një foto nga dushi e duke thumbuar Loredanën. "E dashur nuk u përgjigja dot se po bëja një dush", shkruan reperi duke treguar se nuk i intereson më ç'thotë ish-partnerja.

zikus.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020301342010498