Dy binjakët e talentuar nga Vlora, që njihen si “Montana dhe Montela”, janë sot dy nga humoristët më të veçantë, që kanë bërë për vete publikun shqiptar me tema aktuale që çdo shqiptar i ndesh përditë.
Përveç angazhimeve të tjera në botën e humorit, së fundmi i kemi parë edhe në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Shpeshherë shohim të ndodhin edhe debate si ky që ndodhi mbrëmjen e sotme. Pas kërcimit të Romeos pa partneren e tij, Anjeza Maja e cila është lënduar gjatë provave, ai debatoi me Kledi Kadiun për pikët ndërsa balerini i famshëm e akuzoi se herën e kaluar ka qarë.
“Sa për të qarën, më shih mirë në sy, ndryshe e sqarojmë edhe jashtë. Hajde kërceje ti më mirë, por jam i sigurt se do përfundosh në napoleon, si javën e kaluar…. Këtu nuk kemi ardhur për të qarë, por për të treguar se cilët jemi. Je profesionist dhe vlerëso siç duhet”, – përfundoi Romeo.