INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi KEQ! Xhemi e ironizoi në emision, Alketa Vejsiu i kthehet me të njejtën monedhë: Pseudonimi ''Xhemile''…[FOTO]

Plasi KEQ! Xhemi e ironizoi në emision, Alketa Vejsiu i kthehet me të njejtën monedhë: Pseudonimi ''Xhemile''…[FOTO]

Publikuar më: 15:28 07-01-2020

Hakmarrja serviret e ftohtë, dhe duket se për Alketa Vejsiun kjo shprehje është mëse e vërtetë. Në Festivalin e Këngës në Rtsh, që këtë edicion u moderua nga Alketa Vejsiu, ndërrimi i shpeshtë i fustaneve nga moderatorja, u bë shkak që të ironozohej nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi në një postim në story, ku ironizuan ‘këndimin dhe ndërrimin e fustaneve të Vejsiut’.

“Po mendoj që sezonin tjetër të Portokalli unë dhe Xhemi nuk do prezantojmë, por vetëm do këndojmë; thotë Salsano

‘Këtë vit një herë nuk dua të dëgjoj asnjë këngë, po ika të ndërrohem një herë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje, si?!’; ja kthen Xhemi”.

Alketa duket se nuk e ka harruar kunjin dhe pikërisht një ditë pas ditëlindjes së moderatores së Portokalli, në llogarinë e “Revista Class” në Instagram, pak minuta më parë përbri një foto të vjetër të Xhemit, është shkruar një status ‘dashamirës’, shkruan bordo.al.

Nuk dimë nëse do të ketë një reagim nga ana e Xhemit pas këtij statusi, apo thjesht do ta marrë me sportivitet.

View this post on Instagram

Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit! 1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! 2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë! 3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë ? Dikur apo Sot?

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037