INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi! Labinot Tahiri tregon si Blero nuk e donte në këngën e tyre Getinjon, reagojnë reperi dhe këngëtari i njohur:

Plasi! Labinot Tahiri tregon si Blero nuk e donte në këngën e tyre Getinjon, reagojnë reperi dhe këngëtari i njohur: "Me ta kallxu ni sen unë ty ... [FOTO]

Publikuar më: 12:24 20-01-2020

Mbrëmjen e kaluar, Labinot Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Sing my song” në “Klan Kosova”, ku bëri një deklaratë “bombë”.

Ai u shpreh gjatë transmetimit se disa vite më parë, kur ka bashkëpunuar me Getinjon dhe Blero Muharremin për një projekt, ky i fundit kishte kërkuar largimin e reperit nga bashkëpunimi.


Bëhet fjalë për këngën “Le t’kallet bota”, e cila asokohe u publikua pa videoklip dhe vazhdon të mbetet e tillë.

“Degjojeni!

Me mua nuk ka hajgare sepse çdo kush e ka rriskun e tij dhe kur vjen puna te nenqmimi nuk e lejoj askend as mem nenqmu as me nenqmua dikan.
Degjojeni historine kur e kam anuluar klipin Let Kallet Kjo dynja qe ishte me Getinjon dhe Bleron.
Arsya ishte që Blero nuk donte ta linte Getinjon ne klip dhe unë e kam prish krejt punen e klipit se thash ja te tre ja as njeri.
Getinjos suksese???”- shkruante Labi në videon të cilën e publikoi edhe në llogarinë e tij në Instagram.

 

Këto fjalë i ka konfirmuar Getinjo, i cili në një postim në InstaStory shkruan:

“Respekte shoku im. Ashtu është siç e ke thënë ti”.

getinjooo.jpg

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga Blero, i cili në InstaStory sqaron gjithashtu se historia ka dy versione, ndaj ai e ka të nevojshme t’i tregojë Getinjos versionin e tij.

“Po më doket mua që paske harruar .Mu desht me të kthy përgjigje sepse ma dërgun linkun ku paske fol për këtë projekt, unë ti dhe Getinjo. Këshillë Lab, çdo histori i ka dy anët e medaljes. E që dëshiron të dalësh mirë para ‘Ferizajlive’, këtë e din bota, gjë që nuk është e keqe por në këtë rast jo e drejtë. Ktheva përgjigje officiale sepse paske fol ti. Përndryshe dalim para kamerave flasim Lab i nderum. Të kisha këshillu me u marr me muzikë, siç do ishte dashur prej fillimi”- shkruan Blero.

blero.jpg

“E sa për info, ndoshta Getinjo më mirë që nuk i din krejt senet dhe vazhdon me mendu qashtu. Naj her nëse takohemi ta kallzoj edhe versionin tem haver. Mos më dil kish me mështetje publike se sa din ti nga versioni i Labit, qaq je tu fol. Me ta kallxu ni sen unë ty, nuk kishe mendu ma kurrë njëjtë. Nuk i din senet në thelb. Kaq du m’i mbyll këtë debat.”- përfundon Blero.

blero-getinjos.jpg

Burimi: iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201