Që motrat Luana dhe Marina Vjollca duhet shumë kjo dihet tashmë dhe kanë qenë pikërisht vajzat të cilat e kanë shprehur këtë ndjenjë shpesh në publik.
Por ja që dashuri pa zënka vështirë se gjen në ditët e sotme dhe mesa duket edhe motrat me raste e thumbojnë nga pak njëra-tjetrën.
Luana postoi në profilin e saj një foto nga koha kur ishte e vogël dhe shfaqej duke puthur motrën e saj të madhe Lira duke e shoqëruar këtë me një koment ku shpreh dashurinë e veçantë që ka për motrën e madhe të Vjollcave.
Pasi i ka munguar për pak Instagramit, Marina Vjollca është kthyer sërish dhe këtë herë me një koment pikant për motrën e saj Luana ku shkruan: “Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”.
Koment ky që Luana nuk ka mundur ta tolerojë dhe i është përgjigjur me tone pak të ashpra duke shkruar: “Ti legene, mos të të nxjerr foto se si binjake na mbante mami dhe njësoj ngjaje dhe ti”.
Si çuna haram apo sido që të ishin dikur një gjë është e sigurt! Sot Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga vajzat më seksi të showbizz-it.