INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi SHERRI! Linda Rei e quajti 'ku*vë pa shije', Xhensila Pere nuk duron dot dhe reagon kështu: 'Futju punës, jo 'punës' që di por ... [FOTO]

Plasi SHERRI! Linda Rei e quajti 'ku*vë pa shije', Xhensila Pere nuk duron dot dhe reagon kështu: 'Futju punës, jo 'punës' që di por ... [FOTO]

Publikuar më: 20:42 22-08-2018

Linda Rei dhe Xhensila Pere janë prej kohësh në debatate ku kanë filluar gjatë kohës kur zhvillohej “Dance With me”. Por mesa duket se inati mes tyre nuk ka të ndalur.

Ish banorja e Big Brother Xhensila Pere ka qenë protagoniste në videoklipin e këngës së re të Genës “Loti i ëmbël”. Ajo ka postuar në Instagram një video të prapaskenave të xhirimeve dhe përbri saj shkruan: “Mendoni se i keni parë të gjitha?”.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Linda Reit, e cila nuk ka ngurruar ta postojë në Insta Story dhe përbri saj shkruan: “Kam përgjigjen e pyetjes tënde… Sigurisht që nuk i kemi parë të gjitha, po presim tre aktorë pornoje të vijnë në skenë me ty”. Por as kjo nuk ka mjaftuar dhe Linda ka bërë disa video në Instagram, ku i drejtohet Xhensilës si një vajzë pa shije, dhe videoklipi i duket një promo pornoje për shkak të veshjes së saj.

li.jpg

Ish-banorja e Big Brother nuk ka duruar më dhe nëpërmjet një statusi në Instastory i është kthyer Lindës:

"E dashur Linda Rei. Po të shkruaj me keqardhje, duke parë se deri ku arrin ligësia dhe urrejtja jote. Është e frikshme dhe e tmerrshme mënyra se si i urren femrat edhe pse ke shpenzuar për të qenë e tillë. Nuk është faji im që Zoti mendoi për ty këtë jetë, por të paktën përpiqu ta shkruash pak vetë fatin tënd. Por jo kështu, jo duke u përpjekur të fundosësh të tjerët sepse e dashur, ofendimi që vjen nga balta nuk të bën pis.

Portalet do mbarojnë punë me ty, aq sa të marrin ato klikimet, u shfrytëzove aq sa u rrit shikueshmëria por aq e pate, aq ishte. E tani? Tani do merresh me 'Xhensilat'. Gabim Linda! Nuk fitohet vëmendja kështu, duke treguar se sa e ulët je, çfarë fjalori ke por futju punës, jo "punës" që di, por investo tek vetja!

Ndjej keqardhje për ty, asgjë më shumë, sepse e di që disa lloj ndjesish janë të lindura dhe nuk blihen apo fitohen. Nuk pres asgjë tjetër nga ti përveç urrejtjes. Më vjen keq që s'mund të jesh dot kurrë ajo që pretendon!"- e ka përfunduar Xhensila..

6f1aa7ef-d26d-4f35-80cf-8acc28db8424.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022649765014648