Nicki Minaj është shumë e revoltuar për arsyen e thjeshtë se albumi i saj nuk është në krye të çdo klasifikimi mbi faqen e dheut. Sigurisht, si të famshmit e tjerë, iu drejtua Twitter-it për të shprehur pakënaqësinë e tejskajshme kundrejt disa emrave, përfshirë Kylie Jenner. Mesa duket, Nicki mendon se suksesi i albumit të Travis Scott është i pamerituar pasi Kylie e ka reklamuar shumë.
“Unë derdh gjak e lot për të nxjerr një album të mirë dhe Travis Scott shet koncertet duke qenë partner i Kylie Jenner duke i thënë njerzve që të vijnë të shohin Kylien në turin e tij. Nuk e di, po shkrihem së qeshuri. Arrita të thyej rekorde vetëm duke falenderuar Zotin dhe fansat e mi!” – ka përfunduar në reagimin e saj Nicki Minaj në Twitter.