Rrallë herë shohim që personazhe shqiptare të thonë troc atë që mendojnë për një personazh tjetër.
Këtë herë ‘guximtarja’ është Holta Dulaku, producentja e njohur shqiptare e ‘Dancing with the Stars'. E ftuar në emisionin “You&Me” ka folur rreth karrierës së saj dhe jetës private por s’ka lënë pyetje pa u përgjigjur. Ajo madje ka treguar se cili është personazhi shqiptar më fallco dhe kështu shprehu mendimin e saj.
“Për mua është Alketa. Ajo çka di të bëjë ajo vajzë është më shumë se ajo që do të japë në ekran, kështu që duhet të zbresë pak nga ato fallcitetet, duhet të qetësohet pak…”, u shpreh Holta. Nuk dihet si do reagojë Alketa pas kësaj deklarate por presim të shohim!/intv.al/