INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi sherri?! Sara “i merr” Andin dhe thumbon KEQ Jasminën: Për inat të…

Plasi sherri?! Sara “i merr” Andin dhe thumbon KEQ Jasminën: Për inat të…

Publikuar më: 12:34 28-02-2021

Andi është kthyer në mollë sherri mes dy vajzave të "Përputhen", Jasminës dhe Sarës. Jasmina, e cila i ka dhuruar një puthje Andit, u zhgënjye nga takimi i tij me Sarën pasi ai u shfaq shumë i afërt duke puthur në qafë.

Jasmina kërkoi që Andi ta respektojë ose t'ja thotë hapur nëse nuk do ta vazhdojë lidhjen me të kurse për Sarën tha se nuk mund të jenë shoqe.

“Të vinte të thoshte që në fillim “gocë e dashur e kam qejf”, po jo këto “shkoni shumë bashkë”, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf", u shpreh Jasmin ndërsa Sara e akuzoi se edhe ajo ka pëlqim për Atdheun.

Sherri ka vazhduar në rrjete sociale ku Jasmin ka publikuar një foto me vajzat e “Për’puthen”, por Sarën e ka prerë.

Pas saj, Sara ka postuar një foto me Andin ku hedh një thumb: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë.”

sar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777