Paris Jackson është një ndër emrat më të lakuar së fundmi. Së fundmi, po dëgjojmë të tjera të reja nga Paris, por vetës se këtë herë gjithçka lidhet me fushën e romancës.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë mashkull simpatik në Hollywood, pasi Jackson këtë herë i është drejtuar modeles dhe aktores së famshme, Cara Delevingne. Të dyja vajzat njihen për prirjet e tyre biseksuale, ndërsa E!News ka raportuar se Jackson dhe Delevingne janë parë duke shkëmbyer puthje gjatë një mbrëmje në Los Anxhelos. I njejti burim ka thënë se Cara është parë ulur në prehrin e Paris, teksa po tymosnin cigare jashtë restorantit ku po darkonin. Përpos kësaj, vajzat janë parë duke u përqafuar dhe kërcyer më pranë se kurrë, për të arritur në momentin e puthjes në buzë.
Javën e shkuar, 19-vjeçarja Jackson ka postuar në rrjetet sociale një foto të Delevingne në shtratin e saj, postim që e ka shoqëruar me shkrimin: ‘a r t’.