Një foto nga Maldivet duket se e ka ëmbëlsuar tej mase profilin e saj në Instagram dhe kjo për faktin e thjeshtë se është një tablo familjare ku Sara Hoxha shfaqet me birin e saj London dhe partnerin Ledion Liço.
Gjithçka duket mëse mirë por ja që ka edhe nga ata fansa që nuk rinë dot rehat dhe kapin nga ato detaje që syrit i duken ndryshe.
Pak dhjamë në barkun e Sarës ka mjaftuar që komentueset të përplasen virtualisht me debate dhe kjo pasi njëra prej tyre e ka vënë në pah këtë detaj me komentin e saj në foton e postuar.
“Në fakt është këmba e bebit”, është përgjigjur Ledioni me një logjikë realiste dhe më pas komentuesit e tjerë kanë vërshuar me kritika për komentuesen që kapi detajin.
“Sa të këqija që jemi ne gratë në vend që të mbështesim njëra -tjetrën ku e ku ta ulim”, shkruan një komentuese tjetër.
Epo duhet kujdes kur ke dëshirë të kapësh detajet. Gabimet e vogla kushtojnë shumë ndonjëherë!