Tayna dhe Baby G, mesa duket kanë filluar të sulmojnë “keq” reperen e hitit “Ska konkurenc”, shkak për këtë është bërë një deklaratë e bërë nga Rina Balaj e cila e quan veten mami i repit.
Kjo deklaratë ka zemëruar dy reperet e tjera shqiptare, të cilat nuk kanë përtuar t’ja kthejnë.
Ubënë shumë reperka po këto e dinë kush është mami”, është shprehur Rina në këngën e saj të re me titull “Mami”.
"E si t'mnijn mu, as ty mo nuk t'knohet, kush është mami", ja kthen Tayna në këngën e re me titull "Shqipe".
Por edhe Baby G e quan veten "Mami" e në foton e fundit të postuar në Instastory reperja i drejtohet Rinës me fjalët: "Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Por unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti, Mami?".