INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasin skandalet seksuale në politikën franceze

Plasin skandalet seksuale në politikën franceze

Publikuar më: 08:22 17-05-2016

Franca është përfshirë nga një vorbull skandalesh seksuale, që kanë si protagonistë zyrtarët e lartë të shtetit dhe politikanët. I fundit ishte rasti i deputetit dhe ish-nënkryetarit të parlamentit francez, Denis Baupin, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe u ka dërguar mesazhe erotike disa kolegeve të tij në partinë e ambientalistëve francezë.

Nisur nga ky skandal seksual, 17 ish-ministra në Francë kanë lajmëruan se do të denoncojnë sistematikisht rastet e ngacmimeve seksuale, abuzimeve, apo edhe sjelljeve jo të përshtatshme. Përfaqësueset femra në politikën franceze kanë bërë një thirrje në të përjavshmen vendëse, “Journal du Dimanche” një nismë e cila quhet “nuk do të heshtim më”. Ato kërkojnë që “kodi i heshtjes” në qeverinë franceze të mos respektohet në rastet e skandaleve seksuale. Ndërkohë, Franca po diskuton në internet, tek hashtagu #CulotteGate për abuzimet seksuale në Francë.

Rasti i deputetit Baupin nuk është i vetmi. Edhe ministri francez i Financave, Michel Sapin, e ka ekzagjeruar kur vendosi të prekte një gazetare, e cila ishte përkulur, pasi i kishte rënë një stilolaps në tokë. “Ai nuk mundi ta frenojë dorën dhe mërmëriti: Oh, ç’po më tregoni? – dhe i tërheq llastikun e mbathjeve të gazetares, që i dilte prej pantallonave”. Kështu e përshkruajnë gazetaret “Stéphanie Marteu” dhe Azize Zemouri në librin e tyre një skenë që kishte ndodhur në janar të vitit 2015 në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Titulli i librit, “L’Elisee Off”, aludon për intrigat pas dyerve të Pallatit të Republikës në Paris. Sapini konsiderohet si i besuar i presidentit francez Francois Hollande. Që kurse incidenti u bë i njohur, komuniteti i internetit po diskuton në hashtagun #CulotteGate për abuzimet seksuale në Francë. “Culotte” u thonë në frëngjisht të mbathurave. Debati vazhdon edhe në mediat tradicionale. 500 gra dhe burra kanë nisur në gazetën “Libération” një peticion kundër ngacmimit seksual nga ana e politikanëve.

“Në përgjithësi për gratë është e vështirë të flasin në lidhje me këtë lloj dhune, por në mikrokozmosin politik, një gjë e tillë pa dyshim është e përforcuar”, thuhet në peticion. Fjalë për ngacmime seksuale dëgjohen shpesh, por ndaj tyre nuk ndërmerret asgjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377