Microsoft nuk ka qenë numri një në industrinë e consoles që nga Xbox-i origjinal. Sot kompania ka një plan që duket se do të rrënojë çdo rival të mundshëm nëse do të realizohet.
Xbox Scarlet siç quhet prototip i tyre më i ri do të ketë dy versione. Njëri do të ketë më shumë fuqi se Xbox One X, kurse tjetri do të kushtojë më pak dhe do të ketë aftësi që të bëjë gamë streaming.
Me anë të këtij shërbimi dhe planeve për Xbox subscription, Microsoft po tenton që të krijojë një Netflix të botës së lojrave. Sony dhe Nintendo padyshim që do ta kenë të vështirë që të rivalizojnë një gjigand të tillë që ka shumë më shumë fonde dhe kapacitet serverash për ata.
Nëse jeni fansa të Playstation thjesht mos u mërzisni pasi s'duhet që të bëheni fansa të një brandi, por ama duhet që të shikoni interesin tuaj dhe nqs do paguani më pak dhe do të merrni një shërbim më të mirë s'ka asnjë problem për ju si konsumatorë.