Iluzionet optike janë një fenomen i zakonshëm në rrjetet sociale. Thuajse çdo muaj, një foto e re kthehet menjëherë në qendër të vëmendjes, duke vënë në lëvizje me mijëra përdorues që përpiqen të gjejnë të vërtetën pas një imazhi të caktuar.
Fotografia më e fundit është një imazh me ngjyra blu, të bardhë dhe jeshile. Duket si imazhi i një dere apo jo? Por mund të jetë edhe plazh…
Fotografia u postua nga një vajzë e quajtur Becky në rrjetet sociale. Ajo tregoi edhe përgjigjen, por jo përpara se të shkaktonte dilemë e stres tek miqtë dhe përdoruesit në internet.
Imazhi shkaktoi një debat të madh në mediat sociale, ku gjysma e njerëzve besonin se nuk ishte asgjë më shumë sesa pamja e një dere. Por në fakt, nuk ishte kështu.
Siç zbuloi vetë e zonja e fotos, bëhej fjalë për një pamje e shkrepur në plazh.