INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plazhet dhe ndiçimi publik tashmë në “dorë” të privatit

Plazhet dhe ndiçimi publik tashmë në “dorë” të privatit

Publikuar më: 13:17 29-03-2016

Të tjera pasuri publike do të kalojnë në menaxhimin e privatit. Qeveria nuk po ndalon dhe dhënien me konçesion të pasurisë publike, edhe pse akuza të forta janë ngritur për këtë çështje.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëron dhënien me koncesion të dy sektorëve, ndiçimit dhe plazheve publike. Në një prononcim për medit Ministri Ahmetaj e argumenton vendimin e  qeverisë me koston e lartë të  menaxhimit të këtyre sektoprëve. Sipas Ahmetaj pushteti vendor nuk i përballon dot kostot e menaxhimit të këtyre sektoreve, ndaj dhe zgjidhja sipas tij është dhënia me konçesion.

“Ndriçimi publik është shumë i rëndësishëm, ka shumë kosto. Ka shumë bashki, po të kishim kryetar bashkie do të na kishin thënë menjëherë koston e ndriçimit publik. Sigurisht një mundësi shumë e madhe për të kaluar në inovacione qoftë teknologjike qoftë kontraktuale dhe duke përmirësuar ndriçimin në qytete po duke ulur edhe koston patjetër dhe ka të tilla shumë. Bota e qytetëruar njeh shumë inovacione në këtë aspekt. E dyta është menaxhimi i plazheve. Nganjëherë duket kaq e thjeshte dhe kthehet kaq e vështirë. Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar nuk ka një standard të dhënies me qira në fakt, por në rastin konkret po e quajmë një kontratë partneriteti publik privat, ku të marri përsipër privati atë që duhet ta bënte bashkia por që nuk e bën dot për shkak të mungesës së fondeve dhe për shkak të mungesës së disiplinës në treg, në plazhet e Shqipërisë. Pra do të duhet që administrata vendore duhet të kalojë në një nivel proaktiv. Nuk kemi akoma kapacitetet e duhura tek vendor, por edhe tek qendrori”.

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283