INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plazhi, jo vetëm argëtim por edhe shëndet

Plazhi, jo vetëm argëtim por edhe shëndet

Publikuar më: 14:26 17-07-2016

Rrezet e diellit janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe frekuentimi i plazhit rrit thithjen e tij, nga ana tjeter edhe rëra ka efektet e saj pozitive.

Mjekët japin argumentet se përse frekuentimi i plazhit është domosdoshmëri.

Rëra është një eksfoliant natyror-A e keni pyetur veten ndonjëherë përse ndjeheni mirë kur ecni mbi rërë? Rëra e lagur shërben si eksfoliant natyror që largon lëkurën e vdekur nga këmbët e juaja.

Ndihmon pacientët me artrit reumatik-Mineralet e detit dhe oqeanit mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomeve tek ata me artrit reumatik, sipas një studimi.

Rrezet e diellit zbusin depresionin-Logjika e thjeshtë na tregon se jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe depresivë në stinët pa diell. Një studim i bërë në Melburn, Australi ka zbuluar se sasia e rrezeve që kanë pranuar pjesmarrësit e studimit ka ndikuar në humorin e tyre.

Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës-Uji i detit është përplot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës andaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.

Zvogëlon nivelet e stresit-Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mentale dhe fizike. Mos harroni të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit.

Article Logic
Execution time: 0.0020999908447266