INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Plehërat” në Parlament, shoqëria civile në protestë. Probleme me policinë [VIDEO]

Publikuar më: 10:08 22-09-2016

Pak miniuta para se të nisë seanca parlamentare ku pritet të miratohet ligji për importin  e mbeturinave, shoqëria civile dhe ambjentalistë kanë mbushur sheshi përballë godinës në shënjë proteste. Ata nuk pajtohen me rikthimin e këtij projektligji aq më pak me votimi e tij. Aleanca kundër importit të plehrave është detyruar të ngrihet sërisht këtë herë kundrejt qeverisë Rama, pasi iu është dukur dhe pabesi që Edi Rama kur ishte në opozitë për këtë çështje doli në krah të tyre.
Madje ambjentalistët theksojnë se do ti rikthehen sërisht referendumit, pra të vendosin qytetarët nëse duhet të hyjnë plehëra në vendin tonë apo jo. Ata janë shprehur së nuk është normale që vendi të kthehet në një kosh plehërash në një kohë që nuk ka kapaciete të nevojshme të përpunojë plehërat që gjenerojnë vetë qytetarët shqiptarë. Po ambjetalistët kanë patur një konfrontim me policinë, pasi kanë tentuar të futin në sallë e kuvendit një kosh plehërash.
Deri më tani disi në krah të shoqërisë civile ka dalë vetëm LSI aleatja e Ramës në qeveri dhe ka kërkuar që të paktën shoqëria civile të mund të ketë akses të bëjë monitorimin në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve, për të parë se çfarë mbeturina do hyjnë, pra vetëm ato të listës së përcaktuar apo dhe të tjera jo të ligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996