INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plehrat, Berisha tregon se kush po i sjell në Shqipëri: S’do ta votoja ligjin po të dija dëmet

Plehrat, Berisha tregon se kush po i sjell në Shqipëri: S’do ta votoja ligjin po të dija dëmet

Publikuar më: 21:10 04-10-2016

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë “argumentin” e tij për ligjin e mbetjeve të 2011(të miratuar nga qeveria e tij), duke thënë se nuk do ta votonte asnjëherë ligjin, nëse do të dinte dëmet e saj të mëdha dhe… direktivën e BE-së, dhënë kohët e fundit në lidhje me riciklimin e mbetjeve.

Berisha ka deklaruar se ndërmjetësi mes mafias dhe qeverisë në lidhje me importimin e plehrave është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, zoti Ëngjëll Agaci

Robert Rakipllari: Ju kemi ju para dhe po ju kujtoj që në 2004 kur doli kjo çështje, kur ishte Nano në pushtet ju ishit kundër. Erdhëm në 2011, ju e lejuat importin e mbetjeve të gjelbra. E mbrojtët këtë tezë. Ju kishit këto argumente që ky është një mall që blihet në treg. Po ju jeni kundër parimit tuaj që mbrojtët në 2011?

Berisha: A mund të bëj një sqarim me një fjalim timin; Albania Beg do të ndërtonte në Kashar një fabrikë për djegiet. Unë nuk kam lëvizur nga ky pozicion. U bë ligji i trajtimit të integruar të mbetjeve. Nuk ishte kjo direktivë evropiane e kalimit nga ekonomi lineare në atë cirkulare. Ky mashtron në mënyrë të paskrupullt, pasi laboratori ka qenë dhe ekziston (Rama).

Robert Rakipllari: E pranoi se gjatë kohës që keni qenë në pushtet kanë hyrë mbetje të rrezikshme?

Berisha: Unë nuk e di. Problemi qe me Kurimin, i cili merrte makinat dhe për hir të vërtetës nuk digjte filtrat dhe nuk i digjte, dhe krijoi atë malin. Çfarë dëgjoi unë më vonë, dëgjoj se një pjesë e tyre ishin hedhur në Shkumbin dhe kjo ishte gabim i Qeverisë. Unë nuk e toleroj këtë. Para ligjit të vitit 2011, përveç mbetjeve të rrezikshme, 500 e ca mbetje të tjera mund të futeshin në bazë të ligjit ekzistues. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që në komunitetin ku krijohen të përpunohen dhe natyrisht aty janë dhe leverditë e këtij procesi. Së dyti në asnjë mënyrë import. Ti nuk mund të thuash se do ta bëj industri lider të një vendi industrinë e riciklimit. Nëse importon plehrat absolutisht janë gati të të paguajnë për çdo ton. Edi Rama ka bërë një gjë shumë të rëndë, ka përgatitur djegien e plehrave, është projekt që po e shndërron në realitet në Elbasan.

Rakipllari: janë plehrat vendase ato.

Berisha: Mos e besoni atë. Nuk jam në mënyrë kategorike për të futur plehra në incenerator për shumë kohë.

Sulo: Ka fakte që në parlament PD-ja ka vendosur veton në minutën e fundit. Në grup është votuar në mënyrë kaotike. Qëndrimi i deputetëve demokratë ka qenë kaotik, të pavendosur deri në momentin e votimit të ligjit. Eshtë një fakt që tregon inkoherencën e PD-së për ligjin.

Berisha: PD nuk ka qenë pro ligjit në absolute. Mund të them që ndoshta kanë bërë përpjekje për ta amenduar apo jo, këto nuk i di, por mbledhja e grupit parlamentar që përcakton qëndrimin, në mbledhje është vendosur kundër.

Eni Vasili: A ka një lloj diskordance këtu, e keni marrë me vonesë këtë vendim, i jeni bashkuar më vonë shoqërisë civile pasi patë që është një kauzë që vlen?

Berisha: Eshtë e vërtetë që janë vendosur kontakte me shoqërinë civile, dhe shoqëria civile ka kërkuar të mos politizohet çështja, se ata e kanë kauzë.

Sulo: Eshtë kauzë e majtë

Berisha: Lufta kundër mafies është kauzë e djathtë. Mafia i solli.

Eni Vasili: Kush janë këta njerëz që kanë dhënë 4 milionë euro.

Berisha: Thirre Agacin ndonjë ditë këtu, se ai s’del. Ka qenë avokati i të gjithë mafies Ndrageta.

Eni Vasili: Ka fakte se pse thoni 4 mln dhe jo 5?Berisha: Po si mund të them. Unë e di që ka katër. Valixhja është me 4.

Rakipllari: Ju morët kosto të lartë në 2011. A keni pasur oferta dhe ndikimin nga kompanitë e riciklimit?Berisha: Ja ku janë kompanitë e riciklimit. Kurrë dhe asnjëherë. Begeti kishte marrëveshje. Unë kam bërë punë me miqtë e mi italian që mos ta pranonte këtë punë. Të hedhësh poshtë një kontratë mund ta bësh, por taksapaguesit e tu mund të paguajnë haraçin. Prit Begetin ti. E lejoi Rama.

Rakipllari: Pse duhet të marrë riskun kryeministri?Berisha: Nuk ishte kjo direktivë ndërkombëtare. A e dini ju pse bëjnë presion këta? Bëjnë presion se i marrin pa lekë nga jashtë.

Sulo: Ato janë mall në bursë…Ata blejnë lëndë të parë dhe më vonë duan ta blejnë…Berisha: Ca burse. Plehrat në Itali paguajnë për çdo ton që t’ua marrësh. Ato që mbeten në Napoli e krijojnë male nuk janë radioaktive. Të them të vërtetën, në vendet serioze kanë procedura që digjen në gjermani dhe mbyllen në galeri të ndryshme. Mund të ketë njerëz të pandërgjegjshëm. Mos harroni t’i themi mbetje siç thotë Rama, jo plehra.

Eni Vasili: A është hap para incinerimi i mjeteve?Berisha: Në vitin 2016 është ndaluar ose kufizuar djegia e mbetjeve. Ndalon incinerimin ky ligj. Nëse ti merr mbetje për energji do të thotë të prodhosh në Shqipëroi me qindra tonelata blozë.

Eni Vasili: Çfarë kosto merr opozita nga ky ndryshim qëndrimi?Berisha: I pret rrugën mafias. Së pari përballet dhembë për dhëmbë me mafian dhe i pret rrugën. Mbështet direktivën e re të KE dhe u del zot qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të ndodh kurrë që një njeri mund t’i mashtroj. U hoqi qytetarëve të drejtën e referendumit. Vetëm kthimi i të drejtës së referendumit u kthen të drejtën. Kam shumë informacione të marrëveshjes së Ramës me mafian. Referendumi u dekretua nga Bujar Nishani dhe e kam cilësuar veprim të drejtë.

Rakipllari: E pranoni që ishte gabim?

Berisha: E pranova në parlament, me këto të dhëna të sotme nuk do ta lejoja. Doganat të lejojnë 33 mijë ton mbetje. Ligji para vitit 2011 lejonte mbi 500 e ca mbetje në vend.

Sulo: Dua të këmbëngul për inkoherencën e PD. Nëse nga Rama kemi mosmbajtje të premtimeve elektorale, nga PD ka inkoherencë. Zoti Basha ka kërkuar ndjesë; ‘Kemi bërë gabim’. Bie në kontradiktë me qëndrimin tuaj se është direktiva ajo që u bëri të ndryshonit mendim.Berisha: Së pari, sa herë ë njeriu të shqyrtojë një problem dhe ta gjejë se ka një opsion të ri dhe zhvillim të ri është në detyrimin e tij dhe jo qëllimi fanatik, por qëndrimi dinamik. E marr direktivën evropiane si jashtëzakonisht të rëndësishme. Është një nga dokumentet më bindëseVasili: Direktiva ka të bëjë me mbetjet e mbetjeveDirektiva ka të bëjë me mbetjet e riciklueshme.

Vasili: Ky argument më erdhi në sms në faqen ‘Studio e Hapur’Berisha: Direktiva është për ndarjen në burim të mbetjeve dhe përpunim të tyre nëpërmjet riciklimitSulo: Këtë do bëjë edhe ky ligjBerisha: Ne jemi kundër importit të plehrave. Çdo qeveri që drejton duhet të bazohet tek realiteti. Po e marrim të mirëqenë se nuk është futur 1 ton mbetje e marrim të mirëqenë. Por nëse del se 83 për qind e mbetjeve në vend nuk mblidhen, atëherë duhet të jemi 83 herë kundër importit.

Article Logic
Execution time: 0.0048608779907227