INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Plehrat të enjten në Kuvend. Debate dhe protesta kundër tyre [VIDEO]

Publikuar më: 15:14 20-09-2016

Të enjten në Parlament do të shqyrtohet nisma e tre deputetëve të maxhorancës Eduart Shalsi, Ervin Bushati si dhe Bujar Derveni, i cili lejon importit të mbetjeve të riciklueshme. Por kjo çështje ka sjellë debate dhe protesta mes grupeve të interest si dhe shoqatave ambjentaliste. Këtë të martë komisioni miratoi pa votat e PD projektligjin, ndërsa mbledhja e Veprimtarive Prodhuese u shoqërua me debate të ashpra mes dy kampeve politike. Nismëtari Eduart Shalsi mbrojti në komision nismën, ndërsa dha garanci se në Shqipëri nuk do të futen mbetje të rrezikshme. Por deputetja Mimoza Hafizi ngriti jo pa pykëpyetje se përse ky ligj i shfyqizuar në 2013 sot risillet në kuvend nga “Rilindja”.
Por shoqatat e ambjentalistëve kanë protestuar tek Piramida. Ata thonë se një nismë e tillë nuk mund të pranohet, për sa kohë në vendin tonë nuk menaxhohen ashtu siç duhet mbetjet.
Në 2011 maxhoranca e djathtë në atë kohë miratoi ligjin, i cili i hapi rrugë importit të mbetjeve të riciklueshme. Kjo u kundërshtua ashpër jo vetëm nga shoqatat e ambjentalistëve por dhe Partia Socialiste. Me ardhjen në pushtet të maxhorancës së majtë, Kryeministri Edi Rama shfyqizoj këtë ligj, duke qënë ky vendimi i parë i tij në krye të qeverisë shqiptare. Por vetëm 3 vite me vonë, socialistët ndërrojnë mendje dhe risjellin në Kuvend ligjin e “Berishës”. Ata thonë se janë forcuar standartet dhe kontrolli, ndërsa biznesi i ricikluesve në vend është në rrezik falimenti për shkak të vendimit të 2013.

Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912