Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” ashtu si herët e tjera do të mbështesin kombëtaren e Shqipërisë në shkallët e stadiumit dhe jo atë të Kosovës. Ata kanë udhëtuar në Vaduz, ku gjatë qëndrimit të tyre kanë bërë një gjest të mrekullueshëm, teksa kanë ngritur flamurin kuqezi në Lihtenshtein. Tashmë pritet me interes se si do të jetë koreografia e tyre, pasi gjithmonë kanë befasuar në shkallët e stadiumit.