Sot 4 vite më parë, ndërroi jetë njëri prej reperëve më të pëlqyer shqiptarë, Dr.Flori.
Këtë ditë të trishtë e kujtoi bashkëpunëtori i tij Landi, i cili postoi një fotografi të tij në Instagram pa asnjë përshkrim…
Florian Kondi, u nda nga jeta paraditen e 17 nëntorit, ku mësohet se shkak ishte konsumimi i tepërt i kokainës. Sipas raportit të mjekësisë ligjore në atë kohë, vërtetohet se dyshimet paraprake ishin se ai kishte humbur jetën si pasojë e një overdoze.
Këngëtari dhe kantautori i njohur e nisi karrierën e tij artistike me grupin West Side Family duke realizuar bashkëpunime edhe me personazhe të politikës, si Edi Rama.
Pas shpërbërjes së grupit, ai vazhdoi karrierën e tij i vetëm, duke korrur suksese të njëpasnjëshme. Dr. Flori së fundmi kishte krijuar disa bashkëpunime me mikun e tij të ngushtë, këngëtarin dhe aktorin Ermal Mamaqi.
Ai i dedikoi dy këngë qytetit të tij të lindjes dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në 70-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit. Dr.Flori i lindur më 28 shkurt të vitit 1979 në Tiranë, la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Kënga e fundit që kishte nisur të punonte pak kohë para se të largohej nga jeta ishte “Beso”. Ishte një tekst shpirtëror i krijuar enkas dhe vetëm për Danielin e vogël, djalin e tij, por fundi i trishtë i këngëtarit e la në mes këngën ashtu si edhe disa këngë të tjera, të cilat, djemtë e grupit WSF duan t’i sjellin në të ardhmen./intv.al/