INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plot gjallëri edhe pse 118 vjeçe, njihuni me Julian e cila është gati të thyej rekord si... [VIDEO]

Plot gjallëri edhe pse 118 vjeçe, njihuni me Julian e cila është gati të thyej rekord si... [VIDEO]

Publikuar më: 18:28 13-01-2019

Pavarësisht nga studimet e shumta që përcaktojnë se ku njerëzit jetojnë më gjatë në botë, kjo zonjë ka rrëzuar të gjitha pritshmëritë dhe mund të vendoset lehtësisht në librin e rekordeve “Guiness”, pasi aty jeton personi më i vjetër në planet. Julia Flores Colque, një grua boliviane do të mbushë tetorin e këtij viti plot 118 vite jetë!

Ka shumë faktorë që ndërhyjnë në jetëgjatësinë e qenieve njerëzore dhe Julia duket se ka sfiduar të gjitha parashikimet që vendosën Bolivinë si një nga vendet me jetëgjatësinë më të ulët në planetin tonë. Rezulton se kjo zonjë ka arritur të jetojë pothuajse 118 vjet, e cila së shpejti do të bëhet personi më i vjetër në botë.

Megjithëse studimet e zonave blu treguan se Loma Linda, California; Okinaëa, Japoni; Ikaria, Greqi; Sardenjë, Itali; dhe Nicoya, Kosta Rika ishin vendet ku njerëzit jetonin më shumë, Julia ka treguar se, duke jetuar në Sacaba, Bolivi, ajo është personi më i vjetër në botë. Dokumenti i saj zyrtar, i vërtetuar nga institucionet qeveritare të Bolivisë, thotë se ajo ka lindur më 26 tetor 1900.

Pavarësisht nga mosha e saj, zonja duket se është ende në gjendje shumë të mirë. Julia madje kryen aktivitete të përditshme, teksa kolon shumë kohë edhe me kotelet e saj.

Përveç kësaj, Julia inkurajon familjen e saj dhe mysafirët që vijnë me muzikën që luan çdo ditë.
Julia mësoi ta ushqente veten mirë, sepse kur ishte një vajzë e re kulloste dele dhe gjithashtu merrej me kopshtari ku rriste perime por edhe fruta të ndryshme.

Tani ajo e thyen dietën e saj me ndonjë ëmbëlsirë dhe pije, por sigurisht që është një person për t’u pasur zili sa i takon të ushqyerit.

Sipas agjencisë RT, personi që kishte jetuar më gjatë ishte një grua italiane e quajtur Emma Martina Luigia Morano, e cila arriti të jetonte 117 vjet dhe 137 ditë. Deri më tani, gjithçka duket se tregon se ‘Doña’ Julia do të arrijë ta thyejë këtë rekord.

A do të donit të jetoni sa Julia?

Më poshtë mund të ndiqni një video të realizuar nga RT në shtëpinë e Julias:

 

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334