INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plot surpriza në natën finale të Festivalit të Këngës, FOUREIRA pritet të ‘pushtojë’ skenën shqiptare [FOTO]

Plot surpriza në natën finale të Festivalit të Këngës, FOUREIRA pritet të ‘pushtojë’ skenën shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 15:28 15-12-2019

Festivali i ‘RTSH-së’ pritet të sjellë në skenë shumë shpejt emrat më të mirë të muzikës shqiptare, të cilët do të performojnë produksionet e tyre muzikore, duke garuar për vendin i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’. Përveç këngëtarëve që konkurrojnë në festvial, pjesë e tij do të jenë edhe emra shumë të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Mahmood, i cili do të ndezë natën e parë, Giusi Ferrieri, e cila do të ngrejë peshë natën e dytë dhe Eleni Foureira, e cila do të dhurojë një spektakël në natën finale, ndryshe nga çdo herë tjetër.

Foureira do të vijë në Tiranë së bashku me gjithë stafin e saj, i cili e shoqëron në eventet më të rëndësishme botërore, duke u përgatitur për natën finale. Ajo do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe ‘Fuego’. Performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera që do t’i mësoni natën e 22 dhjetorit.

Me siguri nata finale e festivalit të fundvitit do të rezervojë të tjera surpriza për të gjithë të pranishmit në pallatin e Kongreseve, por edhe teleshikuesve nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172