INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plotëson ëndrrën e tij, babai i paralizuar ecën me vajzën drejt altarit [VIDEO]

Plotëson ëndrrën e tij, babai i paralizuar ecën me vajzën drejt altarit [VIDEO]

Publikuar më: 20:54 24-05-2016

Padyshim ëndrra e çdo babai, është të shoqërojë vajzën e tij drejt altarit në ditën e martesës. Chris Palmer, një baba i paralizuar në gjymtyrët e poshtëm i kishte premtuar vajzës së tij, Heather se do ta shoqëronte atë në ditën e shënuar. Në vitin 2012, 55 vjeçari Chris u godit nga një kancer që e paralizoi atë, por pavarësisht se mjekët i thanë që kurrë nuk do të mund të ecte përsëri, ai ishte i vendosur për të gjetur një mënyrë që të realizonte ëndrrën e tij dhe të bijës.

Heather zbuloi një aparaturë të quajtur Rex Bionics,e cila ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara të ecin. Ata e morën hua këtë pajisje si dhe ranë dakord ta mësonin babain se si të ecte.

“Kur isha në spital  pas operacionit, një nga gjërat që kam menduar ishte që nuk do mund të shoqëroja vajzën time në ditën e dasmës”, tha Chris. Ndërsa pasi e realizoi ëndrrën ai u shpreh, “ Është e mrekullueshme që po e bëj, është një përmbushje e diçkajë që çdo baba e bën”.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992