INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plotfuqishmëria për “Detin”, Ministria e Jashtme: Iu përgjigjëm kërkesave të Presidentit

Plotfuqishmëria për “Detin”, Ministria e Jashtme: Iu përgjigjëm kërkesave të Presidentit

Publikuar më: 10:14 26-02-2018

Pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta bëri publike letrën që i kishte dërguar Ministrise së Jashtme, duke kërkuar sqarime për disa pika në kërkesën që Bushati i kishte dërguar Presidencës për të dhënë plotfuqishmerine për negociatat me Greqinë, sot bëhet me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur kërkesave të kreut të Shtetit.

MEPJ bën me dije se Presidenti Meta kërkoi detaje për negociatorët, metodologjinë e punës dhe objektin e negociatave me Greqinë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratën për mediat.

Më tej sqarohet se Presidenti e ka marrë tashmë letrën e Bushatit dhe se po shqyrtohet nga personat kompetentë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779