INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Pluhuri misterioz” ndaj Bashës dhe mbështetësve të PD-së, reagon Ministria e Shëndetësisë dhe Partia Demokratike

“Pluhuri misterioz” ndaj Bashës dhe mbështetësve të PD-së, reagon Ministria e Shëndetësisë dhe Partia Demokratike

Publikuar më: 11:11 28-05-2017

Ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë lidhur me incidentin e ndodhur gjatë mitingut të PD-së.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (28 maj 2017) janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.

 Sipas referimeve të marra nga mjekët në shërbim, të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Mes pacientëve, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës z.Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.

Ministria e Shëndetësisë po punon për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë pjesa më e madhe e rasteve. 76 pacientë nga të cilët 9 janë shtruar në shërbimin e okulistikës dhe janë nën vëzhgimin e specialistëve.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Partia Demokratike reagoi për herë të parë lidhur me ngjarjen e ndodhur në mitingun hapës të fushatës në Tiranë, ku 50 pjesëmarrës patën probleme në sy. PD sqaron se nuk ka patur lëndë plasëse dhe se problemet nuk u shkaktuan as nga lënda që kishin tullumbacet e hedhura në miting.

“Ne lidhje me ngjarjen e mbremshme ku dhjetera simpantizante te PD raportohen te jene lenduar, nuk ka pasur asnje lende plasese. Tullumbacet nuk kane qene shkaktare pasi ato ndodheshin rreth 30 m larg dhe u larguan ne ajer. Policia po heton ngjarjen”, thuhet në deklaratën e PD.

Article Logic
Execution time: 0.0044782161712646