Identifikohen viktima dhe autori i vrasjes që tronditi mbrëmë qytetin e Korçës. Mësohet se viktima është Altin Balliu, 30 vjeç, banues në Slabinjë të Pogradecit. Ndërkohë, policia bën me dije se është identifikuar edhe autori, por emri i tij nuk bëhet me dije për arsye hetimi, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
30 vjeçari është qëlluar me plumb në syrin e majtë. Trupi i pajetë u gjet brenda një automjeti në lagjen 10 të qytetit që njihet ndryshe si lagjia e “Francezëve” dhe është shtrirë në tokë nga banorët e lagjes.Dyshohet se i riu është qëlluar pasi kishte dalë nga një lokal ku ishte konfliktuar fizikisht me disa persona të tjerë.