INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plumba drejt banesës së Denis Shtrazës, plagoset në gjumë fëmija 12 vjeç

Plumba drejt banesës së Denis Shtrazës, plagoset në gjumë fëmija 12 vjeç

Publikuar më: 09:11 12-05-2016

Plagoset në gjumë nga një plumb rikoshet një fëmijë 12 vjeç në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të distës, në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr duke qëlluar plot 17 herë me armë në drejtim të banesës së Denis Shtrazës. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur e plagosur një fëmijë 12 vjeç I. SH, që flitet të jetë nip i Denis Shtrazës. Mësohet se 12 vjeçari është qëlluar me blumb ne kokë, ndërsa menjëherë ai transportuar në spitalin e Durrësit, por për shkak të gjëndjes së rëndë ai është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Fatmirësisht fëmija 12 vjeç është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjeksore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Mësohet se autorët qëlluan me armë zjarri 17 herë në drejtim të banesës së Denis Shtrazës, ndërsa plumbat kanë plogasur fëmijën 12 vjeç. Ndërkohë uniformat blu bëjnë të ditur se ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar me armë zjarri. Denis Shtrazës akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ndërsa 33 vjeçari dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.
Ndërkohë specialistët për Krimet dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021