INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plumba ndaj gazetares, Monika Kryemadhi del në konferencë dhe ka një thirrje për Klodiana Lalën: Mos u dorëzo! [FOTO]

Plumba ndaj gazetares, Monika Kryemadhi del në konferencë dhe ka një thirrje për Klodiana Lalën: Mos u dorëzo! [FOTO]

Publikuar më: 17:56 30-08-2018

Pas pushimeve, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka realizuar takimin e parë me koordinatorët dhe ngjarja kryesore që u cek ishte sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala. Kryemadhi, në një konferencë me strukturat e LSI-së në Tiranë, e ka dënuar ashpër këtë akt, duke theksuar se kjo dhunë nuk është vetëm ndaj gazetares, por opozitës dhe gjithë popullit.

“Shprehim jo vetëm solidaritet por edhe mbështetjen e plotë ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj e cila nuk është hera e parë që kërcënohet dhe shantazhohet për shkak të detyrës. Por ajo sot ka qenë përballë një dhunë kriminale ndaj saj dhe familjes së saj. Akti kriminal ndaj saj tregon se sot në Shqipëri bandat dhe krimi janë ulur këmbëkryq dhe kurajo e tyre ka kaluar çdo kufi njerëzor”, tha Kryemadhi. 

nika.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281