INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plumbat ndaj gazetares Lala, Ambasada Amerikane dhe kreu i Kuvendit Ruçi, solidarizohen me të, dënojnë ashpër sulmin!

Plumbat ndaj gazetares Lala, Ambasada Amerikane dhe kreu i Kuvendit Ruçi, solidarizohen me të, dënojnë ashpër sulmin!

Publikuar më: 18:06 30-08-2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada dënon sulmin duke e konsideruar si një akt frikacak.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë.

Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë.

Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”, thuhet në reagimin i ambasadës amerikane në Tiranë.

SY.jpg

 

 

Një reagim ka patur edhe nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili dënon ashpër sulmin dhe i thotë Klodianës që shteti është me të.

Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027